Për të dytën radhazi janë rikthyer radhët në Pikën Doganore të Kapshticës. Që në orët e para të mëngjesit të së dielës u plotësua kuota ditore e 300 personave me ata që kishin qëndruar gjatë natës në radhë dhe pala greke pezulloi punën.
Me mbylljen e sporteleve dhjetëra qytetarë të tjerë që kërkonin të udhëtonin drejt shtetit helen u bllokuan. Ata thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë në pritje. Kthimin mbrapsht nuk e konsiderojnë si mundësi.
Në segmentin që të çon drejt Kapshticës policia shqiptare ka vendosur postblloqe të cilët nuk lejojnë emigrantët të udhëtojnë drejt doganës. Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit njoftoi se kuota ditore u plotësua dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/